Milinkoviç: Nuk jam i Luftëtarit, me Partizanin nuk gjeta ujdinë, për te Kukusi u befasova

Milinkoviç: Nuk jam i Luftëtarit, me Partizanin nuk gjeta ujdinë, për te Kukusi u befasova
Mladen Milinkoviç hedh poshtë pretendimet e klubit të Luftëtarit, duke sqaruar se nuk është nën kontratë më tej me gjirokastritët.

“Jo, nuk jam trajner i Luftëtarit. E vërteta është që askush nga klubi nuk më ka telefonuar, askush prej datës 27 Maj. Kisha një opsion në kontratë, që nëse dëshironin të qëndroja të më informonin deri më 30 Prill. Klubi më konfirmoi që ishin të kënaqur me mua, por më pas nuk biseduam më për kontratën e re. Kishte edhe një mundësi për të luajtur në Europë, dhe i thashë presidentit që nëse do të luanim ndeshjet ndërkombëtare do të qëndroja edhe për atë periudhë dhe pas sfidave ndërkombëtare mund të gjente një trajner të ri.”

Milinkoviç nuk e mohon mundësinë e një rikthimi te Luftëtari, por kushti, të cilin ia ka parashtruar edhe presidentit Tavo, lidhet me riorganizimin e klubit.

“Nuk është problem të ulem dhe të diskutojmë se cili është projekti i Luftëtarit. Kalova një vit të jashtëzakonshëm në Gjirokastër, të gjithë janë njerëz të shkëlqyer. Por, kërkova të diskutonim për disa ndryshime në klub. Nëse disa gjëra do të ndryshonin, mund të diskutonim për kontratën e re. Megjithatë  askush nuk më ka kontaktuar. Askush përveç Gentjan Norës, i cili është shefi i klubit, jo presidenti. Në çdo klub vendimet i merr vetëm presidenti.”

Milinkoviç ndodhet aktualisht në në Loznicë, ku edhe banon. Ai pranon se ishte pranë Partizanit, por nuk di asgjë për të ardhmen te Kukësi. “Te Kukësi e pashë emrin tim në gazeta, por nuk më ka kontaktuar menaxherin im për këtë ekip. Me Partizanin kishim kontakte, menaxheri im bisedoi me klubin, por nuk u gjet akordi. Megjithatë, mundësinë që unë mund të drejtoj Kukësin e dëgjoj për herë të parë.”

Milinkoviç nuk e mohon mundësinë e një rikthimi te Luftëtari, por kushti, të cilin ia ka parashtruar edhe presidentit Tavo, lidhet me riorganizimin e klubit.

“Nuk është problem të ulem dhe të diskutojmë se cili është projekti i Luftëtarit. Kalova një vit të jashtëzakonshëm në Gjirokastër, të gjithë janë njerëz të shkëlqyer. Por, kërkova të diskutonim për disa ndryshime në klub. Nëse disa gjëra do të ndryshonin, mund të diskutonim për kontratën e re. Megjithatë  askush nuk më ka kontaktuar. Askush përveç Gentjan Norës, i cili është shefi i klubit, jo presidenti. Në çdo klub vendimet i merr vetëm presidenti.”

Rreth së ardhmes trajneri serb, 49-vjeç, deklaron se kërkon një projekt të mirë dhe ambicioz.

“Për momentin gjithçka është në dorën e menaxherit tim. Nuk i telefonoj përditë për t’i pyetur nëse më kanë gjetur një skuadër. Kështu punojmë. Ata janë njerëz seriozë: më kanë thënë që të shijoj pushimet dhe nëse do të gjejnë një ofertë të mirë do të më lajmërojnë. Kemi marrë shumë oferta në dy muajt e fundit dhe kompania e menaxhimit po e studion me mjaft kujdes se ku do të shkoj. Në tre klubet e fundit ku kam trajnuar rezultatet kanë qenë mjaft të mira dhe nuk duam të gabojmë në lëvizjen e radhës. Nuk dua thjesht të gjej një punë, sepse është e lehtë dhe mund ta siguroj një kontratë në harkun e dy ditëve. Kam refuzuar tre oferta nga Superliga serbe dhe kompania ime e menaxhimit ishte dakord me vendimin tim. Nuk ishte një opsion i mirë për ne. Po kërkoj një projekt serioz, ku mund të punoj i lirë dhe të arrij rezultate të larta.”

/a.m/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: