Mori lejë shpërblyese, arratiset i dënuari nga burgu i Drenovës

Mori lejë shpërblyese, arratiset i dënuari nga burgu i Drenovës
Nuk di vetëm të vjedhë por edhe të mashtrojë duke u arratisur nga burgu.

“Denis Radici, i dënuar për vjedhje nuk u kthye pas lejes së marrë nga autoritetet e burgut në vendin e vuajtjes së dënimit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas tyre, Denis Radici i dënuar për vjedhur kishte marrë një leje shpërblyese, për sjellje të mirë, por nuk e ka marrë rrugën e kthimit.

Gardianët kanë verifikuar prezencën dhe kanë pikasur se i burgosuri nuk ishte kthyer nga leja.

Nga të dhënat, mësohet se Radici ishte arrestuar në vitin 2013 për vjedhjen e një banese dhe i kishin mbetur fare pak dënim për të vuajtur./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: