Ngjarja në Bathore / Marildi Metallari, nga emigrant i sakrificës në vrasës i të atit

Ngjarja në Bathore / Marildi Metallari, nga emigrant i sakrificës në vrasës i të atit
Mirald Metallari, 21-vjeçari që vrau të atin, Miftarin dhe plagosi nënën e tij, pranoi para hetuesve se shkak i sherrit ishin disa punime që do të kryheshin në oborrin përpara banesës së tyre në lagjen nr.3, Bathore.

I riu aktualisht mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku ka thënë se e ka kryer vrasjen në sherr e sipër dhe në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Ai deklaroi se asnjëherë nuk ka dashur të qëllojë mbi nënën, dhe fakt është se bëri gjithçka për ta transportuar drejt spitalit për t’i shpëtuar jetën.

I riu i pyet vazhdimisht policët rreth shëndetit të së ëmës, Nurie Metallari, 47 vjeç.

Askush nuk e njihet në lagje si problematik Mirald  Metallarin.

Familja nga Kukësi banonte prej vitesh në “paqe” në Bathore, deri sot paradite kur 21-vjeçari për arsye ende të paqarta, i rrëmbeu pistoletën e shërbimit të atit, Myftarit, efektiv policie i Komisariatit nr. 5 në Kamzë, dhe shtiu mbi të.

Sipas policisë, konflikti i çastit mes tyre nisi për motive banale brenda banesës dhe përfundoi tragjikisht në oborr. Atë e bir u përleshën mes tyre. E zonja e shtëpisë nuk ka mundur ti ndajë, por ka mbetur edhe vetë e plagosur.

Shkak i sherrit në familje ishte bërë një debat verbal për rregullimin dhe ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë. I riu nuk ka pranuar kërkesën e të atit 62-vjeçar për ta ndihmuar dhe punuar bashkë.

Mirald Metallari, u arrestua teksa po transportonte të ëmën në spital, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pa disa vitesh në emigracion, Miraldi ishte kthyer një vit më parë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ai ishte i vendosur të shkonte sërish në emigracion, dëshirë që mendohet se nuk pranohej nga i ati që i sugjeronte të birit të punonte në vendin e tij dhe pse jo edhe në shtëpinë e tij.

Ishin mosmarrëveshjet mes tyre që çuan  në ngjarjen e rëndë e cila përfundoi me një vitimë dhe një të plagosur. /l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: