Oferta e "çmendur" 220 mln euro, Ronaldo mesazh Neymar: Mos shko te PSG!

Oferta e "çmendur" 220 mln euro, Ronaldo mesazh Neymar:  Mos shko te PSG!
Neymar not to join Paris Saint-Germain – and ëait for Manchester United if he really ëants to quit Barcelona

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka thënë rivalit të tij te Barça se një lëvizje e mundshme te PSG do të ishte një hap pas në karrierë.

Sipas medieve spanjolle dhe atyre angleze, Ronaldo, i ka thënë brazilianit të mos largohet nga Barcelona për një lëvizje të mundshme te Paris Saint-Germain, pasi kjo lëvizje do të ishte gabimi madh për të që të luante në Francë.

Më tej asi i Real Madrid e ka udhëzuar sulmuesin brazilian të kalojë te Manchester United, nëse dëshiron vërtet dhe ka vendosur të largohet nga “Nou Camp”.

Ronaldo e Neymar janë miq të ngushtë pavarësisht se njihen si rivalë në fushë. Miqësia e tyre është forcuar teksa të dy janë sponsorizuar nga kompania “Nike”.

Mediat spanjolle raportojnë se oferta prej 220 mln euro e PSG për Neymar, ofertë që do të jetë rekord i ri botëror i transferimeve, vështirë se mund të refuzohet nga Barça e sulmuesi i saj.

PSG i ka premtuar gjithashtu brazilianit se do ta paguajë 600 mijë euro në javë.

Ronaldo e Neymar kanë biseduar me mesazhe  në “WhatsApp” pas lajmeve më të fundit rreth transferimit të 25-vjeçari brazilian.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: