Pacolli: Rama vepron lokalisht dhe mendon globalisht

Pacolli: Rama vepron lokalisht dhe mendon globalisht
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim të tij në rrjetet sociale ka komentuar sjelljet politike të kryeministrit Edi Rama, shoqëruar edhe me foto së bashku me të.

“Shiqoni si vepron Edi Rama…

Gjithmonë ndjek me vëmendje çfarë ndodh në Shqipëri! Çfarë bën miku ynë Edi Rama!

Vërejeni si vepron lokalisht dhe si mendon globalisht!”, shkruan ai.

Duke shtuar se “me krejt çfarë ka vepruar, ka dalë prej suazës së interesit partiak. Ka dalë prej suazës së interesit personal, qoftë para fushatës, qoftë pas fushatës në votimet që i fitoi veç ai”.

“Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik. E kjo nuk po ndodh vetëm brenda Shqipërisë: Edi Rama po rrit peshën e vet si politikan, po rrit peshën e Shqipërisë në samitet ndërkombëtare, si ndodhi në samitin e naftës në Turqi, apo në samitin e Triestes të vendeve të Ballkanit”, shton gjithashtu Pacolli. /n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: