Parashikimi i motit sot, e mërkurë 19 korrik 2017

Parashikimi i motit sot, e mërkurë 19 korrik 2017
Bregdeti dhe zonat e ulëta mbeten me mot të kthjellët por vranësira kalimtare do të ketë në gjithë zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësirat mbeten prezent në zonat malore, më të dukshme në ekstremin Verior ku priten shira të përkohshëm. Mbrëmja rikthen kthjellimet thuajse në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore ndërsa maksimumi ngjitet në 34 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: