Përplasi me makinë 7-vjeçarin në Borsh, arrestohet shoferi

Përplasi me makinë 7-vjeçarin në Borsh, arrestohet shoferi
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e autoveturës, pasi dyshohet se goditi një fëmijë teksa kalonte rrugën në Borsh.

“Në ngjarjen e djeshme shtetasi E.H., 40 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur me makinë një fëmijë në fshatin Borsh, teksa po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin”, thuhet në deklaratën e policisë.

I mituri u dërgua me urgjencë së spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të dëmtimeve serioze të marra, ai u transportua më pas në Qendrën Kombëtare të Traumës në Tiranë, për të marrë shërbim më të specializuar.

Uniformat blu bënë ndalimin e 40-vjeçarit, si shkaktar të aksidentit. Dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit tip “Opel” të ketë goditur L.R., 7 vjeç, banues në Borsh.

Pas verifikimeve të bëra në vendngjarje i dyshuari u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: