Prezantohet Mendy për 58 mln euro, Pep entuziast për mbrojtjen e City

Prezantohet Mendy për 58 mln euro, Pep entuziast për mbrojtjen e City
Manchester City shpalli blerjen e Benjamin Mendy nga Monaco për 58 mln eruo.

Lojtari francez para se t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiola, “ëndrra u bë realitet”.

Francezi është lojtari i tretë i mbrojtjes që firmos këtë vetë me ekipin e Guardiolës.

Manchester City ka shpenzuar shumë për të forcuar mbrojtjen, gati 150 mln euro.

Më herët me City firmosën edhe Kyle Walker e Danilo.

Benjamin Mendy fluturoi drejt Los Angelos pasi kreu vizitat mjekësore dhe iu bashkua shokëve të tjerë të ekipit të Manchester Sity në turin e Amerikës.

Ekipet e Premier League vazhdojnë të kryejnë blerjet me të shtrenjta të merkatos së verës. Në Seria A deri tani asnjë skuadër ka blerë një lojtar për më tepër se 50 mln euro.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: