Probleme me shëndetin, Flori Mumajesi: Pas lëndimit, rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet!

Probleme me shëndetin, Flori Mumajesi: Pas lëndimit, rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet!
Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi, me anë të një postimi në llogaritën e tij “Instagram”  bëri të ditur se është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere, pasi duhet t’i dedikohet shëndetit.

 “Nuk di a duhej ta bëja këtë postim apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhimbje në kraharor për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit... Por nuk ja dola dot dhe kjo është dhimbja më madhe në të vërtetë...Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet! Doktorët më kanë dhënë afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësoj ky postim! Nuk më pëlqen ta dramatizoj me shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Flori Mumajesi pranoi se për të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore, nuk ka qenë e lehtë.

/a.m/

loading...
loading...