Rama vjen me vonesë, Meta përshëndetet nga Berisha dhe Majko

Rama vjen me vonesë, Meta përshëndetet nga Berisha dhe Majko
Para kamerave Meta dhe Rama nuk u përshëndetën. Madje operatorët fiksuan çastin kur Edi Rama hyri në sallën e Kuvendit, pak pasi ceremonia e betimit kishte filluar.

Drejtuesja e seancës sapo përmendte në fjalën e saj: “I nderuar zoti President” dhe në këtë kohë shfaqet Kryeministri Rama të hyjë duke iu drejtuar vendit të tij të përcaktuar në protokollin e Kuvendit.

Pasi ka mbaruar fjalën e tij, Presidenti Meta takoi disa prej deputetëve të radhës së parë, por është ndalur më shumë se të tjerët tek Berisha, Topalli dhe Majko.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në seancë u përshëndet nga Meta teksa ky i fundit po takonte të zgjedhurit e legjislaturës së shkuar të Kuvendit, pak para se të dilte nga salla pas fjalës në seancën e sotme ku Meta u betua si Presidenti i ri i Republikës.

Si deputet i PD-së, Berisha ka shtrënguar duart me Metën, ku ka shkëmbyer edhe urimin: “Suksese në detyrë”.

Edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk e ka kursyer urimin për Metën: Urime! Punë të mbarë!

Pandeli Majko, ka qenë ndër të paktët deputetë të PS-së që u përshëndetën me Metën. Shkëmbimi i duarve ka zgjatur edhe më shumë kur Majko i ka uruar suksese. /l.k/

(Foto: Google)

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: