Rregulla të reja në futbollin amator anglez, “mos guxo ta prekësh gjyqtarin e ndeshjes!”

Rregulla të reja në futbollin amator anglez, “mos guxo ta prekësh gjyqtarin e ndeshjes!”
Lojtarët e kategorive të ulëta në Angli do të dënohen minimumi pesë vjet pezullim në rast se shfaqen agresivë ndaj gjyqtarit apo zyrtarëve të një ndeshjeje.

Ky është plani më i ri i Federatës Angleze të Futbollit, para sezonit 2017-18.

Ndodh shpesh që në ndeshjet elitare të futbollit shqiptar gjyqtari përfundon i dhunuar në spital, fenomen që vazhdon.

Për në Angli masat janë të rrepta edhe për National League (kat 4) e më poshtë. Për një kontakt fizik me zyrtarët e ndeshjes lojtari do të dënohet me tre muaj pezullim dhe me 100 paund gjobë.

Për kërkesë llogarie apo për ndonjë fjalë të pahijshme ose kërcënuese lojtari do të dënohet me dy muaj ose gjashtë ndeshje dhe me 50 paund gjobë.

BBC zbulon se këto masa janë parashikuar si masat më minimale të mundshme. Lojtarët gjithashtu do të dalin 10 minuta nga loja në rast se do të marrin një karton të verdhë.

Është e kuptueshme se përse në elitën e futbollit anglez askush nuk guxon ta prekë gjyqtarin, ta shajë atë...në rast se ai goditet, kuptohet që futbollisti “var këpucët në gozhdë” .

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: