Shqipëria fiton medalje bronzi në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Shqipëria fiton medalje bronzi në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Ekipi i vendit tonë vjen me një medalje bronzi dhe pesë nderi nga Olimpiada Botërore e Matematikës në Rio De Janero të Brazilit.

Lorenc Bushi, nxënësi nga gjimnazi publik “Petro Nini Luarasi”, ka fituar medaljen e Bronzit duke marrë në total nga maksimumi i të gjitha testeve 17 nga 42 pikë. Bushi u rendit i 188-ti nga 615 kandidatë prej 111 vendeve të botës.

Ndërkohë talentet e tjerë shqiptarë ishin si më poshtë:  Rei Dunja (13 pikë), Igli Mlloja (12 pikë), Eglis Balani (9 pikë) dhe Safet Hoxha e Seli Lulaj me respektivisht nga 8 pikë, të cilët kanë marrë “Medalje Nderi”. Konkurrentët shqiptarë vë total kanë grumbulluar 76 pikë.

Shteti me performancën më të mirë në total ka dalë Koreja e Jugut me gjashtë medalje ari, e ndjekur nga Kina, Vietnami, SHBA dhe Irani.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: