Shqipëria merr Seedorf, mungon vetëm firma

Shqipëria merr Seedorf, mungon vetëm firma
Arrihet marrëveshja pas takimit sekret të holandezit me Armand Dukën në Durrës. Seedorf mësohet t’i ketë thënë kreut të FSHF se nuk e ka ndjekur asnjëherë ekipin tonë, madje as në Euro 2016, si dhe nuk ka asnjë pretendim financiare mbi kontratën  

Clarence Seedorf do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë pas largimit të Gianni De Biasi, zyrtarizimi çështje orësh

Aranit Muraçi

Clarence Seedorf do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë. Holandezi bëri një udhëtim “rrufe” në vendin fqinj, ku ra dakord me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ajo që mbetet është nënshkrimi zyrtar i kontratës tre-vjeçare. Ish-trajneri i Milan  fluturoi pak ditë më parë për në Shqipëri por nuk udhëtoi nga aeroporti qendror i Tiranës. Takimi me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe me disa zyrtarë të FSHF-së, u zhvillua në një lokal pa praninë e asnjë klienti tjetër.

Diskutimi zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me një darkë në Durrës. Siç është e qartë nga ajo që shpalli presidenti i federatës, edhe Seedorf nuk ka dashur të flasë në lidhje me paratë, sepse siç është thënë, ana ekonomike do të diskutohet pas marrëveshjes fillestare. Portali grek “sport24.gr” ka zbardhur takimin mes Seedorf dhe presidentin Duka si dhe bisedimet mes tyre, teksa citon holandezin të ketë thënë, - “Unë jam i pasur, nuk do të filloj të flas për pagën, por për projektin dhe se çfarë mund të bëjmë së bashku. Në qoftë se ju doni të mbani stafin ekzistues,  më thoni. Unë jam në dispozicion dhe për të, por kjo është një çështje e mesme” është shprehur gjatë takimit holandezi i njohur.

Trajneri 41- vjeçar, katër herë fitues i Champions League si lojtar, teksa ka luajtur me ekipe të mëdha si Ajaks, Milan, e Real Madrid, shtoi gjatë bisedës me Dukën. - “Unë mund të them se e njeh vendin tuaj, por do të gënjeja të thosha se e njoh ekipin tuaj. Nuk e kam parë kurrë, as në Euro 2016. Unë do të filloj që tani për të studiuar ndeshjet në YouTube, të shoh lojtarët  dhe moshën e tyre”.

Seedorf është zgjedhja përfundimtare e federatës, për  zëvendësimin e Gianni De Biasi. Fillimisht ishin emrat e ish-asistentit të De Biasi, Paulo Trametsani, i cili këtë vit vendosi të jetë trajner i ekipit zviceran Sion, dhe të Philipo Inzaghi, që zgjodhi të mbetet te Venecia. Para se ai të përzgjidhej në garë ishin edhe De Canio, Panucci. Trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të përgatisë ekipin për kualifikimin në finalet e Euro 2020, si objektiv kryesor pas kualifikuesve të Kupës së Botës 2018. Në të njëjtin grup me Spanjën dhe Italinë, është bërë e qartë se një “biletë” për në Rusi duket e pamundur. Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të katërt të kualifikueseve, kur mbeten edhe katër ndeshje deri në fund. Seedorf pritet të debutojë ndaj Lihtenshtejnit më 2 shtator, ndërsa këtë vit mbeten edhe ndeshjet me Maqedoninë, Spanjën e Italinë, për të mbyllur fushatën e kualifikuesve të botërorit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: