Takimi me zyrtarë të BE-së / Mandija: Gati raporti me parregullsitë në zgjedhje

Takimi me zyrtarë të BE-së / Mandija: Gati raporti me parregullsitë në zgjedhje
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, iu tha zyrtarëve evropiane se e ka gati raportin me parregullsitë e konstatuara në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Në cilësinë e drejtueses së Task Forcës për zgjedhjet parlamentare 2017, ajo zhvilloi një takim me Claus Neukirch, përfaqësues i Këshillit të Europës.

“Në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur, i diskutuar në mbledhjet e Task- Forcës dhe i përpunuar nga zyra e Kryetarit të Task- Forcës, do të finalizohet me anë të një raporti, ku do të jenë të pasqyruara hollësisht, gjetjet dhe përfundimet e tij”, i tha Mandija zyrtarit të Këshillit të Europës.

Një takim i tillë u mbajt edhe një ditë më parë me Jan Rudolph, zëvendësdrejtues i Delegacionit të BE dhe z. Robert Adams, Ekspert për Zgjedhjet./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: