Tepër i kërkuar këto ditë, Albi Doka gjendet pranë një vajze të njohur

Tepër i kërkuar këto ditë, Albi Doka gjendet pranë një vajze të njohur
Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, flitet se pas rënies së bardhebluve në një kategori më poshtë do të largohet, madje ai kërkohet nga disa ekipe brenda dhe jashtë vendit.

Kur ka mbetur edhe një muaj nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e tij shihet gjithnjë e më larg Tiranës dhe kryeqytetit.

Por meqë është kaq i kërkuar në merkato, shtrohet natyrshëm pyetja se ku ndodhet Albi Doka  momentalisht?

Futbollisti i kombëtares U-21 është fotografuar nën shoqërinë e Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara, në plazhet e Sarandës.

Ndonjë romancë, apo thjeshtë miqësi, kjo nuk ka shumë rëndësi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: