Tirana nxjerr 6 lojtarë në merkato, pret të arkëtojë 1 mln euro

Tirana nxjerr 6 lojtarë në merkato, pret të arkëtojë 1 mln euro
Kontratat e rregullta me futbollistët mund ta afrojnë Tiranën drejt një suksesi sa i përket mbushjes së arkës. Klubi kroat Osijek dhe Tirana kanë arritur një marrëveshje paraprake për dy lojtarë bardheblu. Merveille pritet të kalojë te Osijek për 400 mijë euro dhe Acquah për 100 mijë euro.

Klubi i Leganes i ka bërë një ofertë Tiranës për Elvi Berishën duke afruar 270 mijë. Mesfushori i talentuar 18 vjeçar Elvi Berisha spikati këtë sezon me bardheblutë, duke fituar edhe një besimin e ekipet kombëtareve të moshave.  Interesim ka pasur edhe për dy lojtarë të tjerë nga jashtë Albi Doka dhe Erion Hoxhallari, ku në Kroaci ata po ndiqen nga Osijek e Lokomotiv Zagreb.

Në rast se arrihet akordi me të gjithë këta lojtarë, Tirana llogarit të arkëtojë rreth 1 mln euro.

Edhe pse do t’i largohet një pjesë e mirë e skuadrës, shuma që do të përfitojë klubi bardheblu konsiderohet e mjaftueshme për rindërtimin e ekipit që do të garojë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë. Synimi i Tiranës, që drejtohet aktualisht nga trajneri brazilian Ze Maria, është rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: