Transporti, shqiptarët po preferojnë qiellin

Transporti, shqiptarët po preferojnë qiellin

Shqiptarët duket se nuk preferojnë më tokën për të udhëtuar, por qiellin për të fluturuar. Ky është trendi që bie në sy në Shqipëri, sa u përket udhëtimeve, konstatuar nga të dhënat më të fundit zyrtare.

Sipas tyre, rezulton se numri i qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë përmes ajrit ka njohur një rritje shumë të madhe gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar.

“Në 6-mujorin e parë të vitit 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 63.9% të transportit gjithsej”, citojnë ato. Duke shtuar nga ana tjetër faktin se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 6-mujorin e parë të vitit 2017 është 1.120.326, duke u rritur me nivelin prej 22.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke dhënë vetëm për muajin qershor të këtij viti shifrën e 229.584 pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, me një rritje prej 26.4%, krahasuar me qershorin e një viti më parë.

Për të renditur më tej shifra gjithmonë në rënie të shqiptarëve që zgjedhin të udhëtojnë me hekurudha apo edhe me rrugë detare. /n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: