Triumfi në Beograd, Hasi ia dedikon fitoren legjendës së Olympiacos

Triumfi në Beograd, Hasi ia dedikon fitoren legjendës së Olympiacos
Besnik Hasi triumfon me Olympiacos në ndeshjen e parë zyrtare, por ai si para ndeshjes, ashtu si edhe pas, ka injoruar para medieve serbe çdo ndikim politik. E ka cilësuar një fitore normale futbolli atë të Olympiacos në udhëtimin drejt objektivit të fazës së grupeve të Champions.

Trajneri i Olympiacos, Besnik Hasi, tha pas fitores së ekipit të tij 3-1 në Beograd ndaj Partizanit vendas se çështja e kualifikimit nuk është zgjidhur, pavarësisht avantazhit të dy golave.

Por Partizani i Beogradit me dy gola për të rikuperuar në ndeshjen e kthimit para se të udhëtojë në Athinë, thuajse është dorëzuar.

“Mendoj se kemi edhe 90 minuta për të luajtur, por morëm një rezultat pozitiv. Ne nuk duhet të harrojmë se kjo është ndeshja jonë e parë që nga 30 prilli. Ne kishim një plan konkret para ndeshjes dhe kemi arritur atë që kemi dashur. Është shumë pozitive që kemi shënuar tre gola, tha Hasi.

Olimpijakos triumfoi në Beograd ndaj Partizanit, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League, duke hedhur një hap të sigurtë drejt fazës “Play-off” . Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Besnik Hasit, ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, në stolin e ekipit kampion të Greqisë.

Fillimi i mbarë, gjysma e punës, ndërsa Hasi analizon ndeshjen me Partizanin, duke vlerësuar kundërshtarin.

“Partizani dominoi 35 në rreth 40 minuta. Ne humbëm kontrollin e lojës. Ata krijuan shanse të pastra, por dallimi është bërë ndoshta ngaqë ne ditëm të bllokonim Partizanin.”

Fitorja i është dedikuar legjendës së klubit Olympiacos, Tanasis Bebis.

“Tre ditë më parë u nda nga jeta një legjendë e klubit, Thanasis Bebis, dhe kjo fitore i është dedikuar atij si dhe të gjithë familjes së Olimpiakos”, përfundoi Hasi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: