Venera Lumani, me stil “etnik” dhe unik

Venera Lumani, me stil “etnik” dhe unik
Në morinë e këngëtareve në panoramën shqiptare, këngëtarja Venera Lumani ka ndriçuar gjithmonë me një dritë të sajën, jo vetëm për zërin e veçantë që e ka bërë të jetë një nga më të kërkuarat në muzikën “live” por edhe në stil. Është nga të paktat raste kur një vajzë e re dhe e talentuar zgjedh të vishet me shije të hollë, aspak të ekzagjeruar e me një stil krejt të sajin. E shikojmë në këto foto, teksa pozon në jug të vendit me një veshje “etnike”, kombinim fustan e pantofla plazhi, kur koleget e saja janë me rroba banje super-mini. Venera edhe teksa shëtit në qendër të Tiranës preferon po këtë stil, me një hapje të lehtë në dekolte, që ja shton sharmin edhe më shumë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: