Zgjedhjet për kryetar në PD, Gjana: Sot dërgohen listat e komisionerëve dhe votuesve

Zgjedhjet për kryetar në PD, Gjana: Sot dërgohen listat e komisionerëve dhe votuesve
Në një dalje për mediat kryetari i komisionit zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duke folur për procesin që mbahet ditën e shtunë tha se janë përcaktuar komisionet duke dhënë numra konkretë të votuesve demokratë. Materiale zgjedhore do shpërndahen më 21 korrik.

“Është përcaktuar përbërja e 73 komisioneve të votimit. Ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve për arsye se 5 degë të PD-së për efekt të numrit të madh të anëtarësisë do të kenë nga dy komisione. Kanë nga 73 përfaqësues të propozuar nga kandidatët në garë.”, tha Gjana

Ai sqaroi gjithashtu edhe për listat e votuesve dhe ndryshimet e tyre.

“Dje komisioni mori vendimin edhe për listat përfundimtare të votimeve. Regjistri elektronik përmban 103 mijë e 200 anëtarë. Sot listat kanë në total 103 mijë e 900 anëtarë. Janë shtuar 1500 anëtarë në listat shtesë nga persona që janë paraqitur me karta anëtarësie por që nuk i kishin përditësuar. Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të PD-së. Janë hequr nga regjistri elektronik 607 anëtarë që kanë kaluar nga subjekte të tjera politike ilegalisht.

Në listën përfundimtare të votimit janë të përfshirë dhe 3 kategori anëtarësh. Janë anëtarë të degëve të PD-së në Selanik, Romë, Londër etj. Janë regjistruar nga 2014 online si të tillë dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion 3 vitet e fundit. Janë rreth 23 mijë anëtarë. Do të mbeten në listat e PD-së pavarësisht mundësive për të qenë pjesë e proceseve në parti. Sot do të dërgohen zyrtarisht listat e komisioneve të votimit dhe vendet e votimit, si dhe listat përfundimtare të votuesve”, deklaroi Gjana. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: