Arrestohet pas 3 ditësh 30 -vjeçari që dhunonte seksualisht të fejuarën 10 vjet më të vogël

Arrestohet pas 3 ditësh 30 -vjeçari që dhunonte seksualisht të fejuarën 10 vjet më të vogël
Kapet pas tre ditësh arrati i riu që u denoncua nga e fejuara për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Policia sqaron se 30-vjeçari J.H., u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim më 15 gusht, pas denoncimit që bëri për të 20-vjeçarja, R.L.

I pyetur për akuzat e bëra nga e fejuara 10 vjet më e vogël i riu ka mohuar thuajse gjithçka përveçse se në nxehje e sipër mund të ketë ushtruar presion ndaj vajzës, por asnjëherë nuk e ka ushtruar dhunë fizike mbi të.

Shtetasi J.H u denoncua për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara mesditën e 15 gushtit. Policia shkoi menjëherë në adresën e dhënë nga 20 -vjeçarja por nuk e gjeti. Madje ai kishte fikur edhe telefonin e tij personal. Numri që dispononte dilte i paarritshëm.

Vajza i kishte thënë policisë se ata ishin të fejuar prej 6 muajsh, por dy muajt e fundit 30-vjeçari e dhunonte sistematikisht, sa herë ajo vinte në shtëpinë e prindërve të tij apo të sajën kur ajo ishte vetëm.

E reja herën e fundit i kishte thënë se po të ushtronte dhunë përsëri do të kallëzonte në polici. Edhe pse kishte premtuar i fejuari i doli nga fjala vajzës dhe ajo ju drejtuar policisë me kallëzim.

20 -vjeçarja nuk u tremb as nga kërcënimet e të fejuarit i cili pas çdo rasti dhune seksuale i thoshte të mos tregonte se në të kundërt do ta ndante apo dhe bënte keq familjes së saj./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: