Berisha: Rama rikthen vizat, po ndëshkon miliona shqiptarë

Berisha: Rama rikthen vizat, po ndëshkon miliona shqiptarë
Kërkesa e agjencive ligjzbatuese holandeze për kthimin e regjimit të lëvizjes me viza për shqiptarët është cilësuar nga ish-kryeministri i vendit tonë, Sali Berisha, si një dëshmi e degradimit të të gjitha standardeve të Shqipërisë.

Ai ia faturuar një situatë të tillë kryeministrit aktual, Edi Rama, duke e fajësuar konkretisht se teksa u dha drogën, tani shqiptarëve sipas tij, ai po u kthen edhe vizat.

Duke përmendur më tej faktin se pikërisht Holanda, ka qenë ndër vendet më të para që mbështeti heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

“Kjo kërkesë nuk vjen e papritur, por e paralajmëruar disa herë pasi Shqipëria e Noriegës ka shkatërruar çdo standard të arritur nga vendi shtatë vite më parë, për të cilat u hoqën vizat.

Kështu, ndër të tjera nga vetëm 430 shqiptarë që kërkuan azil politik në Gjermani në vitet 2011-2012 të marra së bashku, kjo shifër u rrit ne mbi 80 mijë vetë në vitet 2015-2016. Kurse në mbarë BE-në kjo shifër arrin në mbi 100 mijë azilkërkues”, komenton Berisha.

“Mund të thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama u dha shqiptarëve drogën dhe po u kthen vizat duke ndëshkuar kështu miliona shqiptarë”, e përfundon komentin e tij, ish-kreu i qeverisë.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: