Dasma e vitit/Getoari me krushq nga Prishtina në Tiranë për të sfiduar Bes Kallakun &co

Dasma e vitit/Getoari me krushq nga Prishtina në Tiranë për të sfiduar Bes Kallakun &co
Pas dasmës së Turjan Hyska me Orinda Huta, të cilët kurorëzuan pak kohë më parë lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë, ishin të shumtë ata që thanë se kjo ishte dasma më e bukur e vitit.

Por një çift tjetër i njohur për publikun shqiptar pritet të kurorëzohet me martesë pas pak ditësh. Bëhet fjalë për Bes Kallakun dhe Xhensilën, të cilët do të lidhin kurorë në 1 shtator.

Ceremonia e dasmës së tyre do të zhvillohet në orën 19:30 në “Pallatin e Brigadave”, ku aktori i njohur i Portokallisë thuhet se është zotuar para miqve të tij të ngushtë se do të organizojë dasmën më të bukur të vitit kur të vërë kurorë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ai njihet për publikun me humorin e tij duke u bërë i njohur sidomos me personazhin “skifteri”.  Por si dhëndër “skifteri” duket se është gati për t’i surprizuar akoma më tepër të ftuarit në dasmë.

Po shkon drejt altarit dhe një çift tjetër i njohur për publikun. Getoar Selimi dhe Marina Vjollca po planifikojnë të organizojnë dasmën e vitit.

Çifti që bashkëjeton prej kohësh në Tiranë ka vendosur datën e dasmës, 10 shtatori. Sipas raportimeve të fundit, ceremonia do të organizohet në Prishtinë dhe do të ketë të pranishëm rreth 250 të ftuar. Ky çift ka një avantazh ndaj dy dasmave të tjera, pasi është njohur me detajet e tyre dhe mund të organizojë diçka më tepër. Getoari është zotuar se do të zhvillojë një dasmë të veçantë, duke ndjekur ritet tradicionale shqiptare. Ndryshe nga çiftet e tjerë VIP që organizojnë një dasmë, ose e thënë ndryshe dasma e vitit.

Reperi ka vendosur që të udhëtojë nga Prishtina drejt shtëpisë së Marinës bashkë me krushqit. Flitet se udhëtimi do të realizohet me një eskortë luksi, por edhe me helikopter.

Mbetet për t’u para gara mes Getoarit e Bes Kallakut, për dasmën e vitit, me  partneret e tyre, nëse do të sfidojnë Turin e Orindën dhe cili prej tyre do të triumfojë e do të vlerësohet më tepër.

/a.m/

loading...
loading...