Del Bosque flet me superlativa për Zidanë: Mesfusha ka meritat e saj

Del Bosque flet me superlativa për Zidanë: Mesfusha ka meritat e saj
Vicente del Bosque ka lavdëruar Zinedine Zidanen, teksa meritat ia adreson edhe mesfushës, Kroosit, Modricit e Casemiros.

Ish trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka vetëm fjalë të mira për los Blancos pas triumfit në Superkupën e Evropës.

Ai mendon se Real Madridi i Zinedine Zidane është i ngjashëm me Barcelonën e Pep Guardiolas, ku shkelnin çdo kundërshtar që i dilte para, për të koleksionuar titujt të shumtë.“Ky Madrid është i ngjashëm me Barcelonën Pep Guardiolas.

Është e vërtetë dhe këtë e tregojnë më së miri titujt: dy Liga të Kampionëve dhe Superkupa të Evropës me radhë, është për t’u lavdëruar”, tha Del Bosque.

“Ata kanë lojtarë shumë punëtor në mesfushë dhe nga aty nis gjithçka”, shtoi mes tjerash ish trajneri i Spanjës, përgatiti ”Gazeta Express”. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: