Digjet apartamenti në Vlorë, reagon këngëtarja: Dëme të vogla materiale

Digjet apartamenti në Vlorë, reagon këngëtarja: Dëme të vogla materiale
Një apartament në qytetin e Vlorës u përfshi nga flakët, ndërsa orët e fundit qarkulloi lajmi se apartamenti i përkiste një këngëtareje të njohur.

Njoftimi i policisë lokale mbi këtë ngjarje sqaroi se :

“Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.”

Policia së bashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qenë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa po punohet për rrethanat e shkakut të rënies së zjarrit.

Sipas dëshmitarëve që kontaktuan portalin “Jeta osh qef” mbi partamentin e djegur, shtëpia i përkiste këngëtares së njohur Poni. Por këngëtarja reagoi në një postim në rrjetet sociale, duke treguar se apartamenti i përkiste prindërve të saj.

“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndijë elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni.

loading...
loading...