Dinamo-Skënderbeu / I quajti shqiptarët “shitës akulloresh”, kërkon ndjesë publike komentatori kroat

Dinamo-Skënderbeu / I quajti shqiptarët “shitës akulloresh”, kërkon ndjesë publike komentatori kroat
Komentatori i HRT, Televizioni Publik Kroat, Stjepan Balog ka dërguar një email në adresën e Klubit të Skënderbeut nëpërmjet të cilit kërkon ndjesë publike për shprehjen e tij në koment.

Balog kërkon falje klubit korçar dhe gjithë Shqiptarëve të prekur nga fjala e tij, por sqaron se në asnjë moment nuk ka dashur të ofendojë popullin shqiptar e më tepër të ndikojë në marrëdhënien e mirë mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Kam marrë shumë mesazhe nga shqiptarë, të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb - Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin Shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.

Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, shkruan në postën elektronike komentatori sportiv i Televizionit Publik të Kroacisë, Stjepan Balog./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: