Elvana Gjata magjeps publikun francez me "Forever is over"

Elvana Gjata magjeps publikun francez me "Forever is over"
Këngëtarja Elvana Gjata së fundmi ka publikuar projektin muzikor ‘Forever is over’, në bashkëpunim me dj e njohur ndërkombëtar, David Guetta.

Ajo ka nisur turin veror, duke e nisur nga Franca të cilët e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares.

“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over,”  shkruajti Elvana në Instagram.

Ajo ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit së bashku me Sound of Legend. /f.ç/

Foto: Google

loading...
loading...