Fier / Dhunoi bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet 27 -vjeçari

Fier / Dhunoi bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet 27 -vjeçari
Një 27-vjeçar u arrestua pasi dhunoi dhe torturoi gruan pas një zënke mes tyre.

Ngjarja në lagjen “Konferenca e Pezës” ku burrë e grua banonin përkohësisht në një banesë të marrë me qira.

Gjithçka ka nisur si një debat i zakonshëm familjar por ngitja e toneve të komunikimit e kanë shndërruar atë në një konflikt të dhunshëm.

Në grindje e sipër Marjus M., në mungesë të argumenteve ka ushtruar dhunë mbi P.M., 26 vjeçe.

Ka qenë gruaja ajo që është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzimin për dhunë nga i shoqi.

Menjëherë policia ka shkuar në adresën e dhënë nga ankuesja dhe ka vënën në pranga 27-vjeçarin.

Marjus M., do të përgjigjet për veprat penale të “Tortutës”, parashikuar në nenin 86 të Kodit Penal, që dënohet me burgim nga katër gjer në dhjetë vjet, si edhe “Dhunë në familje”, parashikuar në nenin 130 të Kodit Penal e dënohet me burgim deri në dy vjet./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: