I mbijetuari i mbytjeve në Shkodër: Ju rrëfej tmerrin

I mbijetuari i mbytjeve në Shkodër: Ju rrëfej tmerrin
"Ne dolëm në liqen për qejf, thjesht morëm lundrën për të shëtitur. Nuk është se shkuam shumë larg. Uji ishte deri në brez. Ne nuk e dinim fare se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe as na e merrte mendja aspak se dikush mund të mbytej. Nuk kemi parandjerë asgjë të keqe. Ne dimë not, edhe vëllai me djalin e xhaxhait dinin. Ne nuk ishim shumë larg bregut, as 100 metra ndaj nuk na e merrte mendja kurrë se dikush mund të mbytej në atë situatë. Po të parandienim diçka të keqe s’do të kishim shkuar për asnjë arsye”.

Ky ka qenë rrëfimi i Elsaidt Tahiri, të mbijetuarit nga tragjedia e fundit në ujërat e liqenit të Shkodrës ku mbetën të mbytur dy persona.

Teksa shton se niveli i ujit ishte rritur papritur duke i zënë në befasi dhe të gjithë së bashku kishin vendosur të braktisin lundrën dhe të dalin në breg me not.

“Aty ku ishim ne uji ishte i cekët. Mund të ketë qenë ora 14:00 ose 14:30 kur morëm për t’u kthyer drejt bregut. Pra, rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë jemi larë. Si papritur uji nisi që të thellohej vetvetiu. Na zuri të gjithëve në befasi sepse menjëherë nisi të rritej niveli i ujit deri sa na kapërceu të gjithëve. Na kaloi uji mbi kokat tona. Duke qenë në këtë situatë të vështirë ku uji na kishte mbuluar atëherë në moment ne të gjithë bashkë menduam që të lëmë lundrën dhe të nisemi me not. Ky ishte një vendim për të cilin të gjithë ramë dakord. Ne morëm për të dalë në breg me not. Pesë nga ne me vështirësi ia arritëm të dilnim, por dy të tjerët u mbytën. S’kam fjalë për të thënë se si ndihem”, përfundon ai. Duke pohuar se të mbijetuarit që arritën të dalin në breg i ka shpëtuar Zoti.

“Ne të tjerëve na ndihmoi Zoti. Vëllai dhe djali i xhaxhait dinin not, por mund të jenë lodhur ose i ka zënë paniku dhe fatkeqësisht sot nuk i kemi më”, rrëfen ai.

/n.e/

 

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: