Ishte në kërkim, arrestohet pak para se të hipi në traget i riu shqiptar

Ishte në kërkim, arrestohet pak para se të hipi në traget i riu shqiptar
Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim për disa grabitje.

Bledar Muçaj, 24 vjeç, është ndaluar pak para se të hipte në tragetin e linjës Bari-Durrës, për t’u larguar drejt Shqipërisë.

Policia ka verifikuar edhe njëherë pasagjerët dhe ka konstatuar se i riu shqiptar prej datës 11 gusht ishte në kërkim.

Shqiptari Bledar Muçaj, i cili jetonte pa dokumente të rregullta në Itali, akuzohet se është pjesë e një bande grabitësish që u shkatërrua në 11 gusht, ndërsa për 24-vjeçarin ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Barit.

Në këtë operacion të policisë italiane u arrestuan 9 persona, shumica prej tyre shqiptarë, akuzuar për disa vjedhje në zonën e Barit dhe provincat përreth./l.k./

(Marrë nga http://www.baritoday.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: