Kanye West kishte probleme mendore që vinin nga marijuana

Kanye West kishte probleme mendore që vinin nga marijuana
Një vit më parë mediat rozë raportonin se Kanye West kishte probleme me shëndetin mendor, por gjë që nuk dihej deri më sot se nga kishte ardhur si problem.

Kompania e sigurimeve të shëndetit ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me këtë çështje, duke thënë se problemet mund të jeni shkaktuar nga konsumimi i marijuanës. Sipas dokumenteve ligjore të poseduara nga kompania Lloyd’s,  marijuana i ka shkaktuar probleme me shëndetin mendor.

Këngëtari ka paditur  kompaninë “Lloyd’s of London” se ka refuzuar t’i paguaj atij dëmin pasi u detyrua të anulojë koncertet në nëntor.

40-vjeçari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh, duke thënë se kompania nuk ia ka paguar ende. Lajmi është publikuar në The Sun. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: