Kryeministri Rama uron “mirëmëngjesi”me foto të Galerisë Kombëtare të Arteve

Kryeministri Rama uron “mirëmëngjesi”me foto të Galerisë Kombëtare të Arteve
Tashmë është bërë traditë e së dielës që kryeministri Rama, përmes rrjeteve sociale, të urojë nisjen e ditës, përmes fotove apo tematikave të zgjedhura prej tij. Këtë të diel, vetëm pak orë përpara Asamblesë së PS-së, zoti Rama zgjedh kulturën dhe restaurimin e një fondi të vyer të veprave të autorëve tanë më të mirë në Galerisë Kombëtare të Arteve.

Në statusin e tij në FB, ai shkruan:

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme.”

j/m

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: