Lexoni sot 21 gusht 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 21 gusht 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
Shkrimi kryesor i të hënës, 21 gusht 2017

Anëtarësimi në BE, çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

ANALIZË Vjeshta është një prag i rëndësishëm, që do të përcaktojë se me çfarë ritmi do të ecë Shqipëria, në rrugën e saj të integrimit. Pas 26 vjetësh, qytetarët presin të jemi pjesë e Unionit. Opinionisti i Albanian Free Press, Plator Nesturi, shtron pyetjen, nëse duhet që Europa të na pranojë siç jemi, apo vetë ne të thithim vlerat e demokracisë perëndimore? Pse BE e ka ulur stekën e kërkesave të saj në detyrimet për anëtarësim dhe kushtet e saj për politikën shqiptare, nga zbatimi i ligjeve e deri te sjellja e klasës politike

KOMENT

KOTËSIA E ËMBËL E VIZAVE

Nga FRROK ÇUPI

Tribunat dhe mediat janë mbushur me kërcënime dhe lajme se shqiptarëve do t'u kthehet regjimi i vizave për lëvizjen në Europë. Politika nisi menjëherë të lundrojë si në një kotësi të ëmbël, pa e ditur çfarë po bënte. Mjafton që shqiptarët nuk kanë më viza për të ngritur stuhi. Në këtë stinë të nxehtë, zor se mund ta sajonte zoti nga qielli një lajm kaq të dobishëm, sa për të mbushur boshllëkun politik.

Lajmi do të ishte i hidhët, po të ishte lajm i vërtetë.

Por, këtu është çështja...

ANTENA JASHTË FAMILJES

Shoqja Elisa Spiropali i shkruan NASA-s: Vetëm Edi Rama mund të zhdukë eklipset

Antena jonë ka mundur të kapë dërgesën elektronike të shoqes Elisa Spiropali, politikanes së njohur të Rilindjes. Po e bëjmë atë publike, ashtu sagllam siç është shkruajtur, pa i hequr asnjë pikë, pasi edhe shoqja Elisa kur ishte te Doganat, nuk hoqi asnjë para mënjanë nga ato që duhet t'i dorëzonte shtetit. Ajo punoi me përkushtim dhe me dashurinë e një rilindaseje për vendin tonë, që ishte fukara në kohën e Saliut. Për këtë punë pa përfitim edhe u përzgjodh në listën për deputete. Letra e plotë gjendet në numrin e nesërm, e hënë, 21 gusht 2017, ekskluzivisht në gazetën Albanian Free Press.

EKONOMI

Interesa të ulëta, kreditë po preferohen në lekë

Banka e Shqipërisë: “Ngushtimi i diferencës së normave të interesit ka ndihmuar edhe zhvendosjen e kreditimit të individëve për blerje banese nga monedha euro në monedhën vendase”, citon gazetarja e Albanian Free Press, Eglantina Nasi

EKONOMI

Edhe tek bizneset, mbizotëron huamarrja në monedhën vendase

“Rritja e kredisë për biznese është përcaktuar nga kreditimi në lekë, i cili vijon të rritet me ritme të larta, deri 8.4%”, konstaton gazetarja e Albanian Free Press, Eglantina Nasi

EMIGRACION

Aplikimi, ambasada e SHBA: Kushtet e reja për lotarinë amerikane

Çfarë duhet të kenë parasysh aplikantët në sezonin e ri të Lotarisë Amerikane. Cilat janë kriteret e reja për arsimimin e fituesve dhe kualifikimin profesional, gjenden në numrin e nesërm, e hënë, 21 gusht 2017, në gazetën Albanian Free Press.

SHËNDETI

Këshilla për prindërit, si të dallojnë fëmijët e prekur nga autizmi

Autizmi duket t'i ketë rrënjët në zhvillimin e hershëm të trurit, ndonëse shenjat më të qarta të autizmit dhe simptomat e tij, dalin në pah ndërmjet moshës 2 dhe trevjeçare, raporton gazetarja e Albanian Free Press, Sonila Isaku

ARSIM

Pranimi në shkollat e larta, Koni: Ja kur shpallen fituesit e parë

Rreth 6500 të rinj pritet të hyjnë këtë vit në universitetin e Tiranës, ku degët më të kërkuara janë ato të ekonomikut, mjekësia dhe drejtësia, raporton gazetarja e Albanian Free Press, Sonila Isaku. Ajo konstaton se emërimet e bëra së fundmi nga Ministria e Arsimit në Bordet e Universiteteve apo përplasjet e rektorëve dhe dekanëve nuk do të cenojnë procesin e përzgjedhjes së maturantëve drejt arsimit të lartë. Isaku raporton se drejtuesit e universiteteve pohojnë se çdo procedurë do të shkojë sipas rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

ARSIM

Librat falas, kush janë kategoritë që përfitojnë nga rimbursimi

Kategoritë që përfitojnë libra falas janë shtuar pasi përveç fëmijëve me statusin e jetimit, të verbër, romë janë shtuar: Fëmijët e komunitetit egjiptian, ata që vijnë nga familje që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara apo fëmijët e policëve të rënë në detyrë, raporton gazetarja e Albanian Free Press, Sonila Isaku

ARSIM

Matura e vjeshtës një shans për universitetin, raundi i dytë: 15-22 shtator

Maturantët që kanë rezultuar mbetës në provimet e sesionit të parë të Maturës do të kenë një shans të dytë për të vijuar studimet e larta këtë vit. Gazetarja e Albanian Free Press, Sonila Isaku sjell në numrin e nesërm, e hënë, 21 gusht 2017, datat e sesionit të dytë të provimeve të Maturës, ku do të mund të marrin pjesë edhe maturantët mbetës në një ose dy lëndë shkollore, që i shlyejnë provimet brenda datës 22 gusht.

SPORT

Panucci pak risi, Shqipëria ndryshon pas tetorit

Etrit Berisha do të jetë portieri titullar në dy ndeshjet e shtatorit. Mbrojtja me Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli e Gjimshiti është e zgjidhur. Dilemat janë në mesfushë, me Armando Sadikun sërish në sulm, raporton gazetari i Albanian Free Press, Aranit Muraçi

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: