Lojtari i Vitit 2017, UEFA: Në garë Buffon, Messi e Ronaldo

Lojtari i Vitit 2017, UEFA: Në garë Buffon, Messi e Ronaldo
Gianluigi Buffon, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë përzgjedhur nga UEFA për çmimin e Lojtarit të Vitit. Fituesi do të shpallet më 24 gusht, në Monaco, ku do të hidhet edhe shorti i fazës së grupeve të Champions dhe Europa League.

Gianluigi Buffon (Italy, Juventus), Lionel Messi (Argentina, Barcelona) e Cristiano Ronaldo (Portugal, Real Madrid) janë shpallur zyrtarisht tre lojtarët që do të garojnë për këtë çmim në sezonin 2016/17.

Lista me tre lojtarët është përzgjedhur nga një juri prej 80 trajnerësh të klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të UEFA Champions League e UEFA Europa League, si dhe 55 gazetarë të përzgjedhur nga grupi European Sports Media (ESM), që përfaqëson secili një vend anëtar të UEFA-s. Messi e Ronaldo e kanë fituar nga dy herë këtë trofe.

Lojtarë të tjerë në “top ten” ishin:

4: Luka Modrić (Croatia, Real Madrid)

5: Toni Kroos (Germany, Real Madrid)

6: Paulo Dybala (Argentina, Juventus)

7: Sergio Ramos (Spain, Real Madrid)

8: Kylian Mbappé (France, Monaco)

9: Robert Leëandoëski (Poland, Bayern München)

10: Zlatan Ibrahimović (Sweden, Manchester United)

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: