O sa mir me qen shqiptar! "Atmosfera Kuqezi" e Ilda Bejlerit...dhe mungesa e rripit të sigurimit

O sa mir me qen shqiptar! "Atmosfera Kuqezi" e Ilda Bejlerit...dhe mungesa e rripit të sigurimit
Ditët e grumbullimit të Kombëtares Shqiptare të futbollit janë tepër intensive për lojtarët mbi përgatitjet para ndeshjeve. Por gjithashtu edhe për njerëzit e medieve që përpiqen t’i transmetojnë publikut çdo detaj.

Më 2 shtator Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në Elbasan  dhe më 5 shtator ndaj Maqedonisë në transfertë, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Rusi 2018.

Por jo të gjithë e kanë fatin të takohen njëherësh me tre lojtarë të kombëtares, të bisedojë me ta.

Ilda Bejleri, e njohur në ekran me emisionet sportive, transmeton çdo detaj.

Detaji që Ilda Bejleri i ka përcjellë pasditen e djeshme publikut është konsumimi i një kafeje me disa nga lojtarët kryesorë të kombëtares, në mjediset e hotel “Tirana International”, aty ku kombëtarja është e grumbulluar prej ditës së hënë.

Elseid Hysaj, Ansi Agolli e Andi Lila ishin në kafe me Ilda Bejlerin dhe kjo e fundit takimin e ka përshkruar thjesht me dy fjalë, “Atmosferë Kuqezi”.

“Forca çuna...Suksese Ilda,” kanë qenë përgjithësisht disa nga komentet mbi këtë foto, që ka shpërndarë Ilda në rrjetet sociale.

Ilda ka postuar gjithashtu edhe një foto me dy lojtarët debutues kuqezi, Hysen Memolla e Valon Mehmedi, të cilët ishin përzgjedhur ditën e djeshme nga Panucci për të dalë para medieve.

“Paç fatin e Ilda Bejlerit!” mund të jetë urimi për një karrierë sa më të mirë mediatike në botën e sportit, sidomos atë të futbollit, pse jo edhe në fusha të tjera. Të gjithë gazetarët sportivë me përvojë e dinë se nuk është e lehtë të penetrosh brenda ambienteve kuqezi.

Ilda Bejleri nuk ndalet me kaq. Pasi la kombëtaren realizoi edhe një video në makinë, që e publikoi në rrjetet sociale ku u shfaq pa rrip sigurimi. Janë të shumë qytetarët që gjobiten për këtë arsye, ashtu sikurse edhe pasagjerët janë këshilluar të vënë rripin e sigurimit sa herë udhëtojnë.

https://www.facebook.com/ildabejleri/videos/1834988653184682/

Pra, jo të gjithë e kanë fatin e Ilda Bejlerit!

/a.m/

loading...
loading...