"Panik" tek 21-dhjetori, një çantë e dyshimtë alarmon qytetarët

"Panik" tek 21-dhjetori, një çantë e dyshimtë alarmon qytetarët
Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë dhe qytetarët tek 21-dhjetori në Tiranë.

Pas telefonatës nga kalimtarët e rastit, blutë e kryeqytetit kanë shkuar në vendngjarje duke parë çantën në zonën e “21 Dhjetorit”, teksa është krijuar një perimetër sigurie dhe zona po mbahet nën mbikqyrje.

Skuadrat anti-terror dhe anti-eksploziv po punojnë për të zgjidhur situatën e cila ka vënë në panik qytetarët. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: