Pasa debatit për motive të dobëta, burri masakron gruan me sende të forta

Pasa debatit për motive të dobëta, burri masakron gruan me sende të forta
Një 55 -vjeçar nga fshati Plug i Lushnjes, u arrestua pasi goditi me mjete të forta bashkëshorten.

Tajar K., dhunonte sistematikisht gruan e tij, por sot në inat e sipër ai e goditi atë me sende të forta duke e plagosur rëndë.

51-vjeçarja N.K., është dërguar menjëherë nga familjarët në spital për të marrë ndihmë të specializuar.

Mjekët kanë kryer ekzaminimet dhe nga rezultatet e tyre kanë dalë në përfundimin se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore me rrezik për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet se grindja ka lindur pas një debati për motive të dobëta.

“Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Lushnjes.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje”, deklaron zyrtarisht policia.  /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: