QSUT/ 49 vende të lira për infermier, aplikantët pranohen deri më 4 shtator

QSUT/ 49 vende të lira për infermier, aplikantët pranohen deri më 4 shtator
Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Spitalore Universitare bën me dije se kërkohen 49 infermierë, ndërsa aplikimet pranohen deri më datë 4 shtator.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë për pozicione si infermierit të përgjithshëm, infermier salle dhe infermier reanimacioni, pranë Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U “Nënë Tereza”.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT ndërkohë që të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3-mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko- profesionale të infermierit. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: