Sekuestrohen 22.3 kg kanabis në Kuçovë dhe Vlorë

Sekuestrohen 22.3 kg kanabis në Kuçovë dhe Vlorë
Një sasi prej 22, 3 kg kanabis u sekuestrua, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Kapja e lëndës narkotike u bë sot në dy operacione antidrogë në Kuçovë dhe vë Vlorë.

Nga një kontroll në lagjen “'24 Maji”, në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, u gjet një sasi prej 15 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike kanabis.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, shtetasi V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: