Skrapar / Zbulohet parcela me kanabis, ndalohet kryeplaku për moskallëzim krimi

Skrapar / Zbulohet parcela me kanabis, ndalohet kryeplaku për moskallëzim krimi
Pas zbulimit të një parcele me kanabis në Skrapar u ndalua kryeplaku i fshatit pë moskallëzim krimi.

Policia sqaron se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dy ditë më parë në vendin e quajtur “Pylli i Gjonbashit”, mbi fshatin Gurazezë, në parcela të hapura rishtas në pyll, u gjetën të kultivuara 542 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta.

Pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor në konsultë me Prokurorin, bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit Sefer A, 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Moskallëzimit të krimit’.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: