"Tapë" me alkool, aksidentoi 3 persona, arrestohet futbollisti shqiptar i Juventusit

"Tapë" me alkool, aksidentoi 3 persona, arrestohet futbollisti shqiptar i Juventusit
Elvis Kabashi, futbollisti shqiptar i Juventusit, u arrestua nga policia italiane pasi u përfshi në një aksident rrugor me tre të plagosur, ku njëri është në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:30 kur 24-vjeçari po ngiste një Mercedes përgjatë rrugës së bregdetit në drejtim të Viareggio por për të shmangur goditjen e një Fiati 500 ai doli në krahun e kundër dhe u përplas me një makinë dhe një motor skuter.

Nga përplasja u plagosur rëndë një 33 -vjeçare nga Brescia, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Versilisë, ndërsa morën plagë të lehta një 41 -vjeçar nga Brescia dhe një tjetër vajzë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe pasi i bëri testin e alkoolit futbollistit rezultoi se ai e kishte konsumuar atë në sasi të mëdha, kjo ka mjaftuar për ta vënë në pranga.

Futbollist shqiptar banon në Massa dhe është në pronësi të Juventusit, por vitin e kaluar ai u huazua tek skuadra Pontedera që luan në LegaPro./l.k./

(Marrë nga http://www.quinewsvaldera.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: