Topalli: Kthimi i vizave? Lajm i zi

Topalli: Kthimi i vizave? Lajm i zi
Mbi lajmin e fundit se Holanda kërkon rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë ka reaguar sot edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas saj, ky është një lajm i zi, që mundësohet nga qeveria “Rama”, e cila e ka kthyer drogën në politikë ekonomike.

“Kur në parlament kam paralajmëruar se rritja e krimit dhe trafiqeve të drogës mund të rrezikojë lëvizjen e lirë, i forti i Tiranës përmes ministrit të tij të Jashtëm e përjashtoi me nënqeshje”, komenton ajo në rrjetet sociale.

Duke shtuar se sot liria e lëvizjes është më e kërcënuar dhe kjo do ishte “colpo di grazia” për një vend në dëshpërim, ku 56% e popullsisë duan të ikin, sepse nuk shohin perspektivë ne token e tyre.

“Heqja e vizave ishte një ndër arritjet më të mëdha të kohës. Ishte ëndrra e një populli te izoluar në dekada. Lajmi për rrezikun e kthimit të regjimit te vizave është i zi. Përgjegjësia për këtë kërcënim serioz ka përgjegjës vetë  kryeministrin Rama, që ka hyrë në histori si i forti i Tiranës, që drogën e bëri politikë ekonomike të tij”, përfundon ajo.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: