Tronditen fansat e Show-Bizit, i dashuri sheik i Rihannës ka qenë i martuar

Tronditen fansat e Show-Bizit, i dashuri sheik i Rihannës ka qenë i martuar
I dashuri multi miliarder i Rihannas, Hasaan Jameel, raportohet të ketë qenë i martuar para se të flirtonte me yllin nga Barbados.

29 vjeçarja ishte parë me të dashurin e saj të ri, i cili ka përfaqësinë e Toyotas për Lindjen e Mesme. Ata janë parë në momente intime në Spanjë kohë më parë duke bërë kështu me fotot e tyre “hot” xhiron e botës.

Pas disa muajsh në romancë, The Sun raporton se biznesmeni atraktiv ishte i martuar para se të takonte yllin e muzikës botërore dhe burime tjera zbulojnë se ai ishte i martuar me eksperten e artit, Lina Lazaar në Shtëpinë e Operas në Paris në vitin 2015.

Rihanna, e cila ishte në lidhje me Drake në vitin 2016, e ka mbajtur romancën e saj me Hassanin të qetë teksa çifti është parë në Ibiza në qershor, ku të dy u shfaqën në dashuri me njëri-tjetrin.

Hassan është zëvëndëspresident i biznesit familjar të udhëhequr nga Abdul Latif Jameel – një nga kompanitë më të mëdha në botë. Rihanna nuk është e dashura e tij e parë e famshme, pasi ai më parë është i lidhur edhe me Naomi Campbell.

Teksa romancat e tij të famshme zunë vend në kryetitujt e mediave botërore, martesa e tij është zbuluar së fundmi, me vet artisten që kishte mbiemrin e tij në një intervistë për Bespoke Magazine, e ku ajo u paraqit në emrin Lina Lazaar Jameel.

“Hassan është një individ shumë privat. Martesa e tij ishte para se ta takonte Rihannan, pasi u divorcua nga Lina ai e takoi atë. Megjitahtë ky është lajm shokues për miliona fansa të saj. Lina tashmë e ka tejkaluar ndarjen me një partner të ri”, thotë një burim i The Sun.

Rihanna në anën tjetër i dha fund lidhjes me Darke në tetor të vitit 2016.

Riri ishte ndarë nga i dashuri afatgjatë, Chris Brown në vitin 2009 pas një konflikti me të që bëri bujë në mediat botërore, me këngëtarin që e rrahu bukuroshen duke e lënë atë me dëmtime serioze.

/f.ç/ 

Foto: Google

Burimi: Telegraf

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: