Vjen për pushime në Shqipëri, tenton vetëhelmimin me fostoksinë

Vjen për pushime në Shqipëri, tenton vetëhelmimin me fostoksinë
Një turiste 55-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine.

Sh.S., me kombësi shqiptare, por emigrante në Francë, kishte ardhur të pushonte në vendin e saj  të origjinës, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë për të.

Nuk dihen shkaqet pse 55-vjeçarja ka dashur të vetëflijohet, ndësa ishin familjarët e saj që e dërguan me urgjencë në spital.

Gruaja ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare ku po merr ndihmë të specializuar, por bluzat e bardha konfirmojnë gjendjen e saj të rëndë shëndetësore.

Ajo dhe familjarët e saj jetojnë prej kohësh në Francë dhe ishin ktheheshin kthyer pas shumë vitesh të pushonin  dhe vizitonin të afërmit e tyre.

Ata ishin vendosur në zonën e Golemit ku edhe ndodhi ngjarja një ditë më parë.

“Më datë 17.08.2017, në Golem, në apartamentin e saj, shtetësia Sh.S, vjeç 55, emigrante në Francë, ka konsumuar një sasi fostoksinë, ndodhet në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: