Zjarri kërcënon Lurën, por edhe Voskopojën

Zjarri kërcënon Lurën, por edhe Voskopojën
Një pikë e rëndësishme turistike në vend siç është ajo e Lurës, është bërë pre’ e flakëve të zjarrit. Sikundër, edhe Voskopoja është e kërcënuar prej ditësh prej tyre.

Konkretisht, bëhet me dije se tashmë janë katër vatra zjarri të mëdha që janë kthyer në problematikë të mprehtë për emergjencat civile, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë.

Kjo e fundit tashmë raportohet se është mbuluar nga tymi i pishave te djegura, ndërsa ndërhyrja gjatë natës duket e vështirë.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: