Aksident në Durrës, kamioni përplas autobusin

Aksident në Durrës, kamioni përplas autobusin
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një kamion ka përplasur një autobus. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen numër katër të këtij qyteti.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka nisur procedimin penal për 21­ vjeçarin F.M, banues në Durrës, i cili rezulton të ketë qenë në drejtim të kamionit tip “Fiat”, i cili është përplasur me një autobus pasagjerësh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer M.T dhe L.S, 48 vjeç dhe 67 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitali janë larguar në banesa.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: