Ali Sowe shton diferencën e Skënderbeut ndaj Partizanit!

Ali Sowe shton diferencën e Skënderbeut ndaj Partizanit!
Skënderbeu i gëzohet edhe lojtarëve të ardhur gjatë merkatos së verës. Largimi i Liridon Latifit u pasua me blerje të tjera ku një ndër më të bujshmet u konsiderua ajo e Ali Sowe. A do të përshtatej ai me grupin, a do të kishte rezultat, apo për të tjera dilema, klubi korçar duket se nuk i ka më.

Ali Sowe është përfshirë në 3 nga 5 golat e shënuar nga Skënderbeu këtë sezon. Një penallti e fituar. Një asist për Gjergji Muzakën dhe një gol ndaj Partizanit, në fitoren e fundit 2-0.

Fitorja e fundit 2-0 ndaj Partizanit, rival direkt për titull, edhe me lojë bindëse, tregoi se ekipi i drejtuar nga Ilir Daja funksionon, ndryshe nga të kuqtë kryeqytetas që në tre javët e para nuk kanë shënuar ende asnjë gol, por kanë vetëm një pikë falë barazimit 0-0 me Kukësin një javë më parë. /a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: