“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Sadri Abazi i shkruan Kryeministrit: Mos i prish shtëpitë në Shkozë!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Sadri Abazi i shkruan Kryeministrit: Mos i prish shtëpitë në Shkozë!
Shoku Sadri Abazi i shkruan Kryeministrit: Mos i prish shtëpitë në Shkozë!

Rreth prishjes së shtëpive në ish-fshatin Shkozë, tashmë pjesë e qytetit të Tiranës, ka reaguar ashpër edhe deputeti i Partisë Socialiste në kryeqytet, shoku Sadri Abazi. Ja reagimi i tij, me shqetësim të ligjshëm, në rrjetin shoqëror Facebook.

Të dashur, shokë të Bashkisë, Qeverisë dhe Partisë! Edhe unë, si shumë deputetë të tjerë, kam parë me sitë e mi, atë që po krien policia në Shkozë. Për një çast, mendova se ishin pamje televizive nga arkiva, e se ishte policia e atij Demirit që vendosi Sali Berisha. Kur pashë datën e kronikës, u skandalizova. Njoha në pamjet filmike edhe disa bashkëqitetarë të mi dibrano-mjeranë, që kanë ndërtuar me paratë e nxjerra me shumë sakrifica, strehëzat e tyre, në të cilën jetojnë akoma si në mesjetë.

Pa ujë, pa drita, i la regjimi i kaluar i Sali Berishës, pranë nevojave të Lanës.

A duhet që ne socialistët që, parimisht dhe filozofikisht, mendojmë për shtresat në dhe nën nevojë, të sillemi harbutçe, siq po sillemi këto ditë? Jo, shokë! Në asnjë mënyrë!

Nuk është në filozofinë tonë të majtë, kjo që po bëhet me ta. Nuk është aspak e drejtë që shtëpitë e tire të prishen, pa ju dhënë dëmshpërblim! Nuk ka qenë aspak faji i tire, që shteti i Saliut, ka qënë rrumpallë! Jo më kot edhe udhëheqës inë, shoku Edi Rama, ka shkruajtur librin e titulluar "Rrumpalla" ku, me të drejtë, ka goditur korrupsionin e zyrtarëve, të cilët disave ja u ligjëronin shtëpitë e tyre, e disave jo. Ju vë në kujtesë se bashkëqitetarët e mi, ashtu si unë, erdhën për një jetë më të mirë.

Unë pata fatin e madh që shtëpinë që ndërtova, ta ligjëroja. Kjo ndodhi se kisha fat. Ç'faj kanë bashkëqitetarët e mi ndërtues, që nuk kishin fat. Pyes Krieministrin dhe Krietarin e Bashkisë: A do ja u prishnit ndërtimet, nëse këta do ishin ndërtues pallatesh, e jo ndërtues të shtëpive të tyre? Jo shokë! Kjo që po ndodh, nuk është e drejtë.

E kishte mirë ish-deputeti dhe ish-Ministri i Drejtësisë, shoku Ylli Manjani, kur tha që banorët e zonave të tjera në Tiranë, u dëmshpërblyen, megjithëse ishin treguar të paaftë që të merrnin leje legalizimi.

Nuk dua ta zgjas më, por po ju paralajmëroj: Nëse prej bashkisë dhe qeverisë vazhdon politika e mosdëmshpërblimit, me një vlerë monetare të përafërt me atë që janë ndërtuar ato objekte, unë shpall sot, se do rishoh qëndrimin tim në partinë që mbron interesat e shtresave në dhe nën nevojë.

PS: Jam i gatshëm që të afrohem badjava, si ekspert vlerësues, duke vënë përvojën time në fushën e ndërtimit, në vlerësimin e shtëpive në Shkozë. E theksoj: Badjava. (Sa kohë kam pa e thënë këtë llaf. E çuditshme si e mbaj mend akoma).

Me respekt, me themele dhe plinta të thella: Sadri Abazi!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: