Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe financojë idetë e grave sipërmarrëse

Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe financojë idetë e grave sipërmarrëse
Bashkia e Tiranës do të mbështesë me një projekt të veçantë gratë sipërmarrëse.

Të gjitha gratë që kanë një ide për të ngritur një biznes të suksesshëm apo që duan të zgjerojnë biznes e tyre ekzistues duhet të aplikojnë në bashki për të përfituar financinim.

Në mesjavë pritet që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kalojë edhe vendimi që lidhet me miratimin e një fondi prej 5 milionë lekë që do të vihet në dispozicion nga Bashkia për këtë projekt.

Partner në këtë nisëm është edhe PNUD që do të ofrojë një fond prej 2.7 milionë lekësh i orientuar për mbështetjen e grave sipërmarrëse që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Pra në total fondi për projektin llogaritet në 7.7 milionë lekë.

Çdo projekt që kalon fazën e përzgjedhjes do të marrë një financim në kufijtë e  200 mijë deri në 500 mijë lekë.

Projekti do të kalojë përmes tri fazave dhe në fund fituesit do të njoftohen për të nënshkruar kontratën 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: