Berisha: Aksion spektakolar në Elbasan, u arrestuan 27 endacakë

Berisha: Aksion spektakolar në Elbasan, u arrestuan 27 endacakë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas operacionit policor ku u sekuestruan disa automjete luksoze dhe shoqëruan 27 persona.

Deputeti i PD-së, përmes një statusi në rrjetin social ka ironizuar suksesin e shpallur nga Policia e Shtetit, duke thënë se pasi darkuan me “bandën e Ramës” dhe atë të “Don Lalës” arrestuan 27 endacakë.

“Aksion spektakolar policor në Elbasan, i drejtuar nga vetë Çako i drogës!

Me bandën e Ramës dhe Don Lalës darkojnë, ama arrestojnë 27 endacakë!

Bravo, bravo e qetësuan Elbasanin!”, shkruan Berisha në rrjetin social “facebook”./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: